No menu items!

Pa fitues në Suharekë dhe Podujevë

8 maj, 2025 – Skuadra e Dritës, e cila e ka siguruar tashmë titullin e kampionit në AlbiMall Superligën e Kosovës, nuk arriti të vazhdojë serinë e fitoreve në kuadër të xhiros së 33-të. Skuadra gjilanase u ndal në barazim 1:1 në udhëtim ndaj kampionit të deritashëm, Ballkanit.

Pavarësisht epërsisë numerike në fushë, pas dy përjashtimeve me karton të kuq për vendasit, Drita nuk arriti të përmbysë rezultatin. Sunday Adetunji i dha epërsinë Ballkanit në minutën e 16-të, ndërsa Eris Abedini u ndëshkua me të kuq vetëm pesë minuta më pas.

Në minutën e 32-të, Besnik Krasniqi realizoi për 1:1, duke regjistruar golin e tij të nëntë këtë edicion. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund, edhe pse Ballkani luajti me nëntë lojtarë pas një tjetër ndëshkimi në minutat e fundit.
Drita pas këtij barazimi arrin në kuotën e 70 pikëve, derisa Ballkani mban pozitën e dytë me 58 pikë.

Edhe ndeshja tjetër e ditës së sotme ndërmjet Llapit dhe Ferizajt, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u mbyll me rezultat 1:1. Erion Sadriu realizoi për Ferizajn në minutën e 61-të, ndërsa Ardit Tahiri barazoi nga penalltia tetë minuta më vonë.

Ky barazim nuk ndryshoi pozitat në tabelë: Ferizaj mbetet i katërti me 49 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e tretë, ndërsa Llapi është i teti me 41 pikë, vetëm një më pak se Dukagjini i vendit të shtatë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.