Oltion Bilalli, futbollisti i Gjilani, po tregon përmirësime të dukshme në gjendjen e tij shëndetësore pas incidentit të fundit, që ndodhi në ndeshjen me Malishevën (0-0).
Klubi ka shpërndarë një përditësim të ri mbi gjendjen e Bilallit, duke theksuar stabilitetin e tij dhe shpresat për një rikuperim të shpejtë.
Në komunikatën e shpërndarë për media, Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti është në gjendje të mirë dhe po monitorohet me kujdes nga ekipi mjekësor.
Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane. Parametrat e tij janë të qëndrueshëm dhe brenda normave fiziologjike”.
“Aktualisht, Bilalli është në gjendje të mirë me vetëdije të plotë dhe është i komunikueshëm. Ai tregon gjithashtu lëvizshmëri dhe reagime të normalizuara”.
Gjendja e tij po monitorohet nga ekipi mjekësor në seksionin e Mjekimit Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe shenjat klinike janë pozitive, duke treguar për një rikuperim të shpejtë dhe progresiv”.