Skuadra e Llapit dje barazoi 1:1 ndaj Ferizaj në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.
Një penallti e dhënë për ekipin nga Podujeva ka nxitur shumë reagime nga ana e mysafirëve, shkruan Indeksonline
Eksperti i referimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, Petrit Hadri ka treguar nëse vërtetë ishte penallti.
“Lojtari i Llapit arrin i pari te topi dhe pastaj pason goditja. Me të drejtë gjyqtari Mentor Ajeti akordon penallti”, ka thënë Hadri.
Ferizaj me këtë barazim vazhdon ëndërrën për një vend në Europë, kurse Llapi është në zonën e barazhit.