Festa shpërthen në Skenderaj – Igball Jashari shkruan histori për Drenicën!

Atmosferë elektrizuese në stadiumin “Bajram Aliu”, ku zemra e Drenicës rreh më fort se kurrë. Drenica është në epërsi 2-0 ndaj Istogut, dhe të dy golat i ka realizuar Igball Jashari – pasardhësi i denjë i familjes legjendare Jashari.

Në këtë ditë historike, është pikërisht biri i kësaj toke që po udhëheq kuqezinjtë drejt titullit të parë pas luftës. Çdo hap, çdo goditje, përtej sportit, është përfaqësim i një amaneti, i një populli dhe i një historie që vazhdon të jetojë – përmes futbollit, krenarisë dhe kujtimit.

Drenica po marshon drejt lavdisë dhe emri Jashari shkëlqen sërish – këtë herë, në fushën e gjelbër.

Skenderaj është në festë, emocionet janë në kulm, dhe triumfi duket më afër se kurrë.

Foto: Fehmi Sejdijaj

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU