Rrezik kibernetik për mediat – mos hapni këtë email

Sot ka nisur një kampanjë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike, e cila po targeton mediat në Kosovë.

Ky sulm është detektuar ng Valton Tahiri dhe konfirmuar nga Hekuran Doli, i cili njoftoi se email-i mashtrues me adresën [email protected], përmban një dokument të rrezikshëm me pamje zyrtare që imiton një letër nga kompania “Kalo & Associates” për gjoja shkelje të të drejtave të autorit.

Mos hapni dokumentin e bashkangjitur! Ai përmban një virus.

Nëse keni hapur email-in apo dokumentin:

Njoftoni menjëherë IT Administratorin tuaj Ose kontaktoni ekipin e sigurisë Cingerr

Ky është një sulm phishing i kamufluar si njoftim ligjor, me qëllim instalimin e viruseve dhe komprometimin e sistemeve të brendshme të mediave./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU