Janë konfirmuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Botës për Klube, pas përfundimit të fazës çerekfinale.
Real Madridi siguroi kalimin për në gjysmëfinale pas një fitoreje të ngushtë dhe dramatike 3-2 ndaj Borussia Dortmundit.
Në një ndeshje me shumë ritëm dhe emocione, skuadra spanjolle shënoi golin vendimtar në minutat e fundit të takimit.
Me këtë rezultat, kompletohet katërshja gjysmëfinaliste në turneun që këtë vit për herë të parë po zhvillohet me 32 ekipe pjesëmarrëse.
Dy çiftet gjysmëfinale do të jenë: Chelsea – Fluminense dhe Real Madrid – PSG, duele që priten me shumë interes nga tifozët.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën, me fillim nga ora 21:00, ku Fluminense përballet me Chelsean.
Ndërsa gjysmëfinalja e dytë mes PSG-së dhe Real Madridit do të luhet të mërkurën, gjithashtu në ora 21:00. /Telegrafi/