Ka ndërruar jetë Haxhi Bislim Hyseni nga fshati Shtedim i Podujevës, një figurë e njohur për kontributin e tij të çmuar për çështjen kombëtare dhe përkrahjen e pakursyer ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkruan Raporto24
Në shtëpinë e tij, ne vitet 1990 deri 98 , janë strehuar dhe ushqyer disa nga figurat kyçe të rezistencës kombëtare, përfshirë heronjtë Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e të tjerë. Ajo vatër u kthye në një pikë strategjike të organizimit dhe mbështetjes së luftës për çlirim.
Pamje të rralla që qarkullojnë në rrjete sociale e platforma si YouTube, tregojnë oden e tij në Shtedim , ku qëndronin heronjtë e UÇK-së në fillimet e organizimit të saj. Ai njihej si një nga mbështetësit e parë të UÇK-së në këtë zonë e Llapit
Lavdi jetës dhe veprës së Haxhi Bislim Hysenit!
Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën e e çmuan për veprën e tij.
Varrimi i tij bëhet sot në ora 19:00, në fshatin Shtedim të Podujevës.


