No menu items!

Burri qëndron 45 minuta në tualetin e restorantit, gruaja e inatosur bën veprimin e papritur

Nuk janë të pakta rastet kur gratë ankohen se burrat e tyre po shpenzojnë shumë kohë në banjo me telefona në duar. Ka nga ato që thonë se burrat e tyre qëndrojnë deri në 4 orë në banjot e shtëpive.

Një grua ka rrëfyer hallin e vet në rrjetin social Reddit. Veç shqetësimit që burri qëndron me orë në banjon e shtëpisë, jo një herë por 4 – 5 herë në ditë, është ndeshur dhe me incidentin e pazakontë.

Një ditë ata kishin shkuar në një restorant për të drekuar. Burri i kishte thënë se do të shkonte pak në tualet.

Para se të shkonte, i kujtova butësisht se ishim në një restorant, prandaj ai nuk duhet të qëndronte shumë brenda në tualet. Ai buzëqeshi dhe i premtoi asaj se do të kthehej për një minute”

Sigurisht që burri nuk mund të hiqte dorë nga zakoni, dhe gruaja me butësi shkoi në tualetin e restorantit për ta kontrolluar nëse ishte mirë.

Pasi burri tha se ishte mirë, ajo i kërkoi të dilte. Ai u përgjigj se do dilte brenda sekondave por që ato sekonda u bënë minuta e minuta pritjeje.

E nxehur vendosi të porosiste pjatën. Thirrja e fundit në telefonin e burrit të saj ende në banjon e lokalit e kishte bërë pasi mbaroi drekën por sërish ai e kishte mbyllur telefonin.

Atëherë ajo kishte paguar faturën dhe ishte larguar nga restoranti duke e lënë burrin e saj të dashur ende në banjon e lokalit.

Pasi ishin takuar burri kishte menduar se do të vonohej ushqimi prandaj kishte shkuar në banjo, dhe veprimin e gruas e kishte quajtuar egoizëm.

Gruaja në një rrjetin social Redditors u kërkoi këshilla ndjekësve për këtë situatë.

Po të qëndrosh me orë në banjot e lokalit? Kjo nuk ishte dëgjuar deri sot.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.