Klubi i Pingpongut “Priping” nga Prishtina ka reaguar pas vendimit të Bordit të Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), duke e cilësuar të padrejtë mënyrën e shpërblimit të sportistëve.
Sipas njoftimit të klubit, më 3 shtator 2025, bordi i FPPK-së kishte vendosur që, në bazë të kërkesës së klubit KVPP Prishtin, ta shpërblejë lojtarin I.D. për arritjen e vendit të tretë në garat Mesdhetare, me vlerë totale prej 2000 eurosh – 500 euro në para të gatshme dhe 1500 euro përkrahje në kamp.
Në anën tjetër, me datë 29 tetor 2025, pas kërkesës së klubit “Priping” për shpërblimin e lojtarit Denat Makolli, i cili në turneun botëror World Table Tennis arriti të zërë vendin e dytë, bordi kishte vendosur që shpërblimi të jetë një palë goma pingpongu me vlerë totale prej 118 eurosh (59+59).
“Sipas logjikës së këtij bordi, një garë Mesdhetare qenka më e vlefshme se një garë botërore, dhe medalja e bronztë paska më shumë peshë se ajo e argjendtë,” thuhet/Raporto24/






