Sunderland pësoi një humbje minimale 1:0 në ndeshjen ndaj Fulhamit në javën e 13-të të Premier League, duke lënë skuadrën e Granit Xhakës të dëshpëruar.
Kapiteni i Sunderlandit, Xhaka, pas ndeshjes shprehu zhgënjimin e tij për rezultatin, duke theksuar se humbjet janë gjithmonë të dhimbshme. Ai postoi një mesazh në rrjetet sociale ku tha:
“Humbjet gjithmonë dhembin – tani ka të bëjë me mënyrën se si mësojmë prej tyre dhe si ecim përpara së bashku”, shkroi Xhaka.
Me këtë humbje, Sunderland ka rënë në vendin e 6-të në tabelë me 19 pikë.





