Telekomi i Kosovës Sh.A. shënon vitin e suksesit dhe transformimit – 2025 vit i kthesës historike

Prishtinë, 23 dhjetor 2025
Telekomi i Kosovës Sh.A. përmbyll vitin 2025 si një nga vitet më të suksesshme në historinë e tij të re, duke dëshmuar rikthim të fuqishëm financiar, modernizim teknologjik dhe përmirësim të ndjeshëm të shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës,trasmeton Raporto24
Pas një periudhe të vështirë rimëkëmbjeje që nisi në vitin 2020, Telekomi ka hyrë me vendosmëri në një fazë të re zhvillimi të qëndrueshëm, duke operuar me fitim, duke investuar në teknologji bashkëkohore dhe duke rritur besimin e klientëve dhe partnerëve institucionalë.
📈 Performancë financiare e qëndrueshme
Gjatë periudhës janar–nëntor 2025, Telekomi i Kosovës realizoi:
Të hyra: 61.3 milionë €
Fitim neto: 8.2 milionë €
Rritje prej 15% krahasuar me vitin 2024
Të gjitha obligimet e trashëguara dhe rrjedhëse ndaj kreditorëve, ATK-së dhe ARKEP-it janë shlyer, ndërsa kreditë po paguhen brenda afateve, duke garantuar stabilitet financiar afatgjatë.
🌐 Modernizim teknologjik dhe rrjet i avancuar
Rrjeti VALA ka kaluar në një nivel të ri teknologjik me:
Implementim të 4G+ dhe 5G, me shpejtësi deri në 1Gbps
Trafik ditor mbi 180 TB
830,000 klientë aktivë, prej tyre 120,000 përdorues të 5G
Mbuleshmëria në vitin 2025 ka arritur nivele rekord:

Popullsia: 5G – 72%, 4G – 98.5%
Territori: 5G – 45%, 4G – 94.5%
🏠 Shërbime fikse dhe investime strategjike
Telekomi ka rritur praninë në shërbimet fikse me:
38,700 klientë aktivë
Investime mbi 12 milionë € në rrjetin optik
27 punishte të përfunduara dhe 41 në proces, duke zgjeruar infrastrukturën moderne në gjithë vendin
🔐 Siguri kibernetike dhe inovacion
Është implementuar platforma e avancuar e sigurisë kibernetike Fortinet, duke garantuar mbrojtje maksimale për rrjetin dhe të dhënat e klientëve.
🤝 Marketing, shitje dhe përvojë e përmirësuar e klientëve
Hapje e 4 pikave të reja të shitjes dhe ribrandim i atyre ekzistuese
Prezencë përmes partnerëve në rreth 3,000 lokacione
Aplikacioni “Vala jonë” me mbi 200,000 përdorues aktivë dhe mbi 2 milionë € pagesa, rritje mbi 100%
Marrëveshje ekskluzive për transmetimin e Kupës Botërore FIFA 2026 me RTK
📞 Kujdes ndaj konsumatorëve – standarde më të larta
Koha e pritjes në call center e reduktuar në 50 sekonda
90% e ankesave zgjidhen në thirrjen e parë
100% përgjigje ndaj kërkesave në Facebook
Niveli i kënaqshmërisë (NPS) mbi 50
👥 Burime njerëzore dhe kulturë e re korporative
Procesi i ristrukturimit për 1,653 punonjës është përmbyllur me sukses, duke ndërtuar një kulturë të re profesionale, transparente dhe të orientuar drejt performancës, si dhe duke avancuar digjitalizimin e burimeve njerëzore.
⚖️ Rezultate konkrete ligjore
Zyra Ligjore ka shënuar sukses të lartë me:
220 vendime në favor të ndërmarrjes
950 raste të përfunduara në përmbarim
Kursime mbi 50,000 € nga ujditë jashtëgjyqësore
Digjitalizim të plotë të lëndëve kontestimore
Telekomi i Kosovës Sh.A. mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, duke synuar të jetë shtylla kryesore e komunikimit digjital dhe një kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
📡 Telekomi po kthehet fuqishëm – për qytetarët, për ekonominë, për të ardhmen digjitale të Kosovës./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU