Benita gjuan me shishe në drejtim të Elijonës
Gjatë një momenti kur banorët ishin mbledhur së bashku, Benita Zena shkaktoi një incident të papritur, shkruan Raporto24.
Në një gjendje nervozizmi, teksa po diskutonte me të gjithë, veçanërisht me Klodian Mihajn dhe Elijona Binakajn, ajo hodhi një shishe në drejtim të kësaj të fundit.
Reagimi i konkurrentëve ishte i menjëhershëm; ata e cilësuan këngëtaren si “të çmendur”, duke u shprehur të tronditur nga veprimi i saj. Më pas i reagoi edhe Elijona gjersa i tha: “A je normal”.
Ata i kërkuan të fliste më qetë pasi këto sjellje të saj u konsideruan jashtë normales.
Benita ndërkaq ka një tip më temperament dhe reagon në shumë raste me nervoz.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë dënim në lidhje me këtë.



