Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij

Një lajm i trishtë ka mbërritur mbrëmjen e kaluar për familjen e këngëtarit Labinot Rexha. Mediat lokale kanë raportuar se gjyshi i artistit ka ndërruar jetë në orët e vona, transmeton Raport

Ndërkohë, Labinot Rexha ndodhet i izoluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku po vazhdon garën për çmimin e madh, pa pasur informacion për zhvillimet jashtë shtëpisë.

Familjarët e tij kanë reaguar duke konfirmuar humbjen përmes një postimi në llogarinë zyrtare të këngëtarit, ku shprehën dhimbjen për ndarjen nga jeta të të ndjerit.

“Me keqardhje të madhe njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit. Qoftë i xhenetit,” thuhet në mesazhin e publikuar.

Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë nisur të vërshojnë nga fansat dhe publiku, të cilët i shprehin mbështetje familjes Rexha në këto momente të vështira.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU