Hyrja e një banoreje të re në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndezur menjëherë reagime dhe komente mes konkurrentëve. Krusita është emri më i ri që i është bashkuar mbrëmë garës, duke nisur kështu rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, shkruan Raporto24.
Por ajo që mori vëmendjen kryesore ishte reagimi i Brikenës. E njohur për batutat dhe qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Brikena nuk ngurroi të komentojë hyrjen e Krusitës me një deklaratë që shkaktoi të qeshura dhe diskutime brenda shtëpisë.
“Nëse ajo është minë, unë jam tank”, u shpreh Brikena, duke e shoqëruar deklaratën me humor dhe vetëbesim.
Vlen të theksohet se Brikena vazhdon të mbetet një nga banoret më të përfolura dhe më dinamike të këtij sezoni, ndërsa reagime të tilla vetëm sa e forcojnë pozitën e saj si një prej figurave më të zëshme brenda lojës.
Hyrja e Krusitës pritet të sjellë dinamika të reja dhe përplasje interesante, teksa loja në BBVA po bëhet gjithnjë e më intensive.


