Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti i Ligës së Kampionëve ku janë mësuar çiftet e fazës së play-offit nga të cilat edhe do të mësohen se cilat skuadra do të futen në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni.
Në këtë short kanë marrë pjesë ekipet nga vendet 9 deri 24 të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Këto janë çiftet e dalura nga shorti:
Dortmund vs Atalanta
Bayer Leverkusen vs Olympiacos
Galatasaray vs Juventus
Club Brugge vs Atletico Madrid
Monaco vs PSG
Qarabag vs Newcastle United
Benfica vs Real Madrid
Bodo Glimt vs Inter





