Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi skuadrën e Mallorcës në ndeshjen ndaj Sevillës, duke realizuar nga pika e bardhë. Sulmuesi kosovar ishte i saktë nga penalltia në minutën e 29-të, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke i dhënë avantazhin ekipit vendas,trasmeton Raporto24
Në momentin e golit, rezultati shënonte Mallorca 1-0 Sevilla, ndërsa Muriqi tregoi edhe një herë qetësinë dhe sigurinë e tij në ekzekutimin e penalltive. Ky gol konfirmon formën e mirë të sulmuesit shqiptar në La Liga dhe rëndësinë e tij për Mallorcan në këtë sezon/Raporto24/





