​Mitrovica pret “Kupën e Pavarësisë 2026”, spektakël karateje për 17 Shkurtin

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar organizimin e turneut tradicional “Kupa e Pavarësisë 2026”, i cili do të mbahet më 14 shkurt 2026, në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky aktivitet sportiv synon të shënojë festën shtetërore përmes garave dhe promovimit të sportit të karatesë në vend.

Turneu organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci, ndërsa mikpritëse do të jetë palestra “Minatori” në Mitrovicë. Fillimi i garave është paraparë në ora 10:00, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e klubeve dhe garuesve nga mbarë Kosova, duke i dhënë turneut një karakter festiv dhe konkurrues njëkohësisht.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU