​Peja e fillon me humbje në Ligën Unike

Pejës nuk i mjaftoi energjia nga pija “GO+” duke humbur ndeshjen, në shtëpi, ndaj Vllaznisë me rezultat 71-81, në kuadër të Ligës Unike, trasnemton KosovaPress.

Edhe pse pejanët u këndellën në çerekun e katërt, duke e fituar me rezultat 22-11, përsëri nuk mjaftoi për t’a arritur fitoren.

E Vllaznia nuk e ndali dominimin që nga minuta e parë, duke dominuar të tre çerekët fillestarë.

Te shkodranët u dallua Justin La Juan Thomas që për 37 minuta lojë ishte i shkëlqyer duke shënuar 28 pikë, 4 kërcime dhe 7 asistime.

Te pejanët u dallua dyshja Williams dhe Edwards që së bashku shënuan 33 pikë, 12 kërcime dhe 9 asistime, performancë kjo që nuk ishte e mjaftueshme.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin B, e të mërkurën do të zhvillohet përballja kryesore mes Vëllaznimit dhe Besëlidhjes, me fillim nga ora 17:00, në Gjakovë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU