Familja e Brikenës nuk e mbështet afrimin me Mateon? Ky detaj po bën xhiron e rrjetit (Foto)

Brikena dhe Mateo vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuar të këtij sezoni në Big Brother VIP Albania, teksa afrimiteti mes tyre po bëhet çdo ditë e më i dukshëm, shkruan Raporto24.

Edhe pse dyshja po shfaqet shpesh bashkë dhe momentet e tyre kanë pushtuar rrjetin, Brikena vijon ta mohojë se ka një pëlqim real për Mateon, duke e lënë raportin e tyre në kufijtë e një shoqërie brenda shtëpisë.

Megjithatë, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e publikut: as Brikena dhe as Mateo nuk ndiqen në rrjete sociale, ndonëse video të shumta të tyre janë bërë virale dhe interesimi për ta është i madh.

Kjo ka ngritur dyshime se familja e Brikenës mund të mos jetë dakord që raporti i tyre të shkojë përtej miqësisë, duke qenë se llogaritë e banorëve zakonisht menaxhohen dhe monitorohen nga familjarët gjatë qëndrimit në reality show.

Në këtë kuadër, fansat kanë vënë re se nuk ka asnjë “shenjë pajtimi” as në rrjete sociale, pasi familjarët e tyre nuk kanë bërë as hapin minimal të ndjekjes mes njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se situata mund të jetë më e ndërlikuar nga sa duket në ekran.

Mbetet për t’u parë nëse kjo afërsi do të shndërrohet në diçka më serioze, apo do të ndalet pikërisht për shkak të qëndrimit të familjes.

Screenshot
Screenshot

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU