Nga Kosova në majat e La Ligës: Vedat Muriqi, Futbollisti i Muajit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar, pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Mallorca.
Çmimin prestigjioz, Muriqi e pranoi sonte, pak minuta para fillimit të ndeshjes ndaj Real Betis, duke e prezantuar trofeun para tifozëve në stadium, mes duartrokitjeve të shumta.
Ky vlerësim konfirmon formën e lartë të sulmuesit kosovar në elitën e futbollit spanjoll, duke e bërë atë një nga lojtarët më të spikatur të muajit në La Liga./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU