Mërgim Vojvoda shënon supergol ndaj Juventusit

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka shënuar një gol të bukur gjatë ditës së sotme (e shtunë) në Serie A.

Como ka gjetur epërsinë në udhëtim te Juventusi në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit elitar italian.

Ishte mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 1-0.

Goli i drenicasit erdhi pas një driblimi të bukur ndaj Teun Koopmeiners dhe një goditje të saktë të cilën nuk arriti ta ndal portieri Michele Di Gregorio.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU