Kuka: Lojërat Mesdhetare, testi më i madh sportiv për Kosovën, do të ketë risi në xhudo

Mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030, përfaqëson një ngjarje me përmasa historike, e cila tejkalon kufijtë e arenës sportive për t’u shndërruar në një platformë të rëndësishme diplomatike dhe politike për vendin. Kjo ngjarje, me një traditë mbi 50-vjeçare, nuk është vetëm një mundësi për të dëshmuar aftësitë sportive, por edhe një shans i artë për afirmimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, në një intervistë për KosovaPress, thekson se në rrafshin sportiv, Lojërat Mesdhetare konsiderohen si një prej garave më prestigjioze, veçanërisht në sportin e xhudos.

Kuka bën të ditur se në këtë disiplinë marrin pjesë fuqi botërore si Franca, Italia, Spanja, Turqia dhe Egjipti, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë.

Përfaqësimi i Kosovës në këtë nivel është një dëshmi e zhvillimit të sportit në vend.

Lojërat Mesdhetare dihet që janë garë me të vërtetë e rëndësishme, marrë parasysh se tradita e Lojërave Mesdhetare është mbi 50 vjeçare. Për sportin e xhudos, është një nga garat më të rëndësishme në kalendarin e garave që mbahen çdo katër vite. Duhet theksuar se në Lojërat Mesdhetare, në sportin e xhudos marrin pjesë disa shtete që me të vërtetë sportin e xhudos e kanë prioritet dhe është sport me traditë, siç janë shtetet e Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Turqisë, Maroku, Algjeria, Egjipti. Shumica e shteteve që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare në sportin e xhudos, sportin e xhudos e kanë me të vërtetë të zhvilluar. Dhe për ne si federatë dhe si shtet i ri, pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare me të vërtetë është e rëndësishme”, thotë fillimisht Kuka.Megjithatë, rëndësia e vërtetë e kësaj ngjarjeje qëndron në dimensionin e saj diplomatik. Pritet që në lojërat e organizuara në Kosovë të marrin pjesë rreth 24 nga 26 shtetet anëtare. Mes tyre, një numër i konsiderueshëm janë vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pjesëmarrja e delegacioneve nga këto shtete ofron një mundësi unike për të paraqitur Kosovën si një shtet të ri, funksional dhe të aftë për të organizuar ngjarje të mëdha ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/channel/UC99fNIzyZUd5oxlzyrKU3Fg

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU