Tre kandidatë për ta zëvendësuar Arrasaten te Mallorca e Muriqit, njëri ish-trajner i Real Madridit

Mallorca mbrëmë e shkarkoi nga pozita e trajnerit Jagoba Arrasaten, ndërsa drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur kërkimin për pasuesin e tij.
Sipas mediave spanjolle, në listën e ngushtë të kandidatëve janë tre emra të njohur.
Njëri prej tyre është Quique Sánchez Flores, i cili është i papunë që nga viti 2024. Trajneri 61-vjeçar ka një karrierë të pasur, duke drejtuar skuadra të njohura si Real Madrid, Sevilla, Watford, Benfica dhe Atletico Madrid, ndër të tjera.
Kandidat tjetër është Luis García, i cili e njeh mirë ambientin e Mallorcas, pasi e drejtoi skuadrën në periudhën 2020–2022.
Ndërsa emri i tretë në listë është Josep Lluís Martí. Trajneri 50-vjeçar është i papunë që nga viti 2024, pas largimit nga UD Ibiza. Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Leganés, Sporting Gijón, Girona dhe Deportivo La Coruña.
Mallorca pritet të marrë një vendim për trajnerin e ri në ditët në vijim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU