Mërgim Vojvoda u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes” pas paraqitjes brilante të tij në fitoren 0-2 të Como-s ndaj Juventusit në Serie A.
Vojvoda hapi rrugën për fitoren me një supergol, duke vendosur epërsinë që u mbajt deri në fund të ndeshjes. Përveç golit, mbrojtësi shqiptar ishte gjithashtu i sakt në lojë, ai kompletoi 23 nga 28 pasime të tentuara dhe fitoi tri duele, duke marrë notën 7.8 nga “SofaScore”.
Trajneri i Como-s komentoi momentin e veçantë pas golit, kur Vojvoda vrapoi të përqafonte trajnerin Fabregas, i cili foli edhe për të pas ndeshjes.
“Gjithçka ishte shumë e bukur. Në atë moment ndeshja duhej të ishte fituar. Ai është i gëzuar dhe kur ke një lojtar të tillë si trajner është gjithmonë shumë e rëndësishme” – deklaroi Cesc Fabregas.
Kjo fitore i jep një nxitje të madhe Como-s në garën për vendet e para, me shpresën që për herë të parë në histori të sigurojnë një vend në UEFA Champions League/Raporto24/





