Çfarë mendon mami i Gimbos për Selin? Motra e banorit të “Big Brother Vip” i zbulon të gjitha

Nominimi i fundit ka sjellë tension, por edhe emocione të forta brenda shtëpisë së Big Brother. Pavarësisht sfidës, Gimbo duket se e përballon pa problem, ndërsa Greta mbetet një konkurrente që tërheq simpatinë e publikut, shkruan Raporto24.

Raporti i tij me Selin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. “Është hera e parë që e shohim Gimbon të afrojë me një vajzë brenda shtëpisë. Nuk ka sjellë kurrë dikë tjetër, por lidhja me Selin duket shumë e natyrshme dhe e këndshme,” ka thënë një nga familjarët e tij. Ata shtojnë se Gimbo është rehat dhe duket se po shijon çdo moment pranë Selin.

Edhe pse nuk ka pasur diskutime për ndonjë lidhje të mundshme, vëzhguesit e shtëpisë shprehen se marrëdhënia mes tyre është “e lezetshme dhe pozitive”. “Më pëlqen mënyra si Selin komunikon, si përballon situata dhe është e artikuluar për moshën e saj,” ka shtuar familjarja.

Ndërkohë, Gimbo vazhdon të tregojë energji të papërmbajtshme, humor dhe kujdes ndaj të gjithëve. “Kur ka hyrë, disa mendonin se po imitonte Gjestin, por Gimbo dhe Gjesti janë të njëjtë vetëm në disa tipare. Ai është unik dhe i dashur me të gjithë,” theksojnë familjarët.

Për familjarët, mbështetja e publikut është gjithashtu burim krenarie. “Njerëzit na shkruajnë dhe na thonë ‘lum për djalin që keni rritur’. Kjo na mbush zemrën me krenari,” ka thënë ajo.

Edhe Selin ka fituar simpatinë e familjes. “Është vajzë e thjeshtë, e bukur dhe e sjellshme, kështu që sigurisht që na pëlqen,” përfundon intervista.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU