​Aro Muric në 11-shen e javës në Serie A

Portieri kosovar Aro Muric ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Serie A, duke u shpallur lojtari më i mirë i javës. Ai u vlerësua me notën 9.5 dhe u përfshi në formacionin ideal të javës.

Muric ishte thelbësor në fitoren 2:1 të Sassuolo ndaj Atalanta, duke kryer gjashtë pritje të jashtëzakonshme që i siguruan skuadrës tri pikët. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve, duke e bërë atë protagonistin kryesor të ndeshjes.

“Super-Aro”, siç po e quajnë tifozët, pritet të luajë përsëri në mars më Kombëtaren e Kosovës, duke sjellë përvojën dhe formën e tij të shkëlqyer në Seria A.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU