Ish-mbrojtësi i Italisës Marco Materazzi ka zbuluar detaje të reja nga incidenti i famshëm me Zinedine Zidane në finalen e Kupës së Botës 2006. Materazzi tha se pak para goditjes me kokë, Zidane i kishte thënë: “Nëse do fanellën time, do ta jap më vonë”.
Sipas ish-mbrojtësit italian, momenti ndodhi pas një dueli në zonë kur ai e kishte mbajtur për pak nga fanella mesfushorin francez. Materazzi tregoi se fillimisht i kishte kërkuar falje dy herë, por kur Zidane përsëriti frazën për fanellën, ai iu përgjigj me një koment, duke shtuar se ishte “diçka që fëmijët ia thonë njëri-tjetrit kur luajnë në plazh”.
Incidenti çoi në goditjen me kokë të Zidane ndaj Materazzit dhe në përjashtimin me karton të kuq të legjendës franceze në ndeshjen e fundit të karrierës së tij. Finalja e zhvilluar në Berlin përfundoi 1:1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa Italia fitoi titullin e katërt të botës pas penalltive, me francezin David Trezeguet që humbi goditjen vendimtare/Raporto24/





