Fundjavë e zjarrtë në Superligën e Kosovës, përballje shumë interesante

Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën për pikë të rëndësishme.

Vëmendja kryesore e kësaj xhiro do të jetë në Suharekë, ku përballen dy rivalët për titull, Ballkani dhe Drita, në një duel që mund të ketë ndikim të madh në garën për kreun e tabelës.

Kjo xhiro nis të shtunën me tri takime. Gjilani do të përballet me Drenica, me synimin për të vazhduar serinë pozitive të rezultateve.

Ndërkohë, në Prishtinë zhvillohet derbi lokal mes Prishtina dhe Prishtina e Re, ndërsa Malisheva pret në shtëpi Ferizaj

Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje luhen të dielën. Krahas sfidës së madhe mes Ballkanit dhe Dritës, Dukagjini do të jetë nikoqir i Llapi.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-të të Superligës fillojnë në orën 13:00.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU