Reagon Batatina pas skandalit me Fatlum Berishën: “Asnjëherë nuk e kam përmendur familjen e tij”

Tahir Batatina ka reaguar pas polemikës me gjyqtarin Fatlum Berisha, pas mesazheve ku përdorej një gjuhë e ashpër dhe referohej edhe një tragjedi familjare e gjyqtarit. Në reagimin e tij, Batatina thekson se nuk ka pasur qëllim të prekë familjen e Berishës, duke shtuar se kritika lidhet vetëm me gabimet e supozuara profesionale në dy ndeshje radhazi.

Në reagimin e plotë, Batatina shkruan:
“Pretendimi për gabim të qëllimshëm me qëllim viktimizimi nuk qëndron. Unë nuk kam përmendur familjen dhe kjo çështje nuk ka të bëjë me familjen, por me gabime të qëllimshme që po na bëhen nga i njëjti person në dy ndeshje radhazi. Asnjëherë nuk e kam menduar se çfarë synon të arrijë duke u viktimizuar Fatlum Berisha. Megjithatë, nëse këto janë gabime të qëllimshme, i qëndroj deklaratës sime dhe besoj se çdo padrejtësi duhet të marrë ndëshkimin e merituar profesional.”

Ai gjithashtu ka shtuar:
“Nuk është e drejtë të humbet mundi dhe djersa e një klubi, e një qyteti, si dhe e lojtarëve dhe stafit që punojnë gjatë gjithë javës për të përgatitur një ndeshje futbolli. Llapi do të ia dal!”/Raporto24/

Skandal! Tahir Batatina i shkruan privat gjyqtarit të Superligës

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU