Kosova U17 publikon listën e futbollistëve për dy sfidat e radhës

Përzgjedhësi i Kombëtares U17 Arbnor Morina, ka publikuar listën e futbollistëve të Kombëtares U17 e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese kundër Holandës U17 dhe Bjellorusisë U17.

“Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 25 dhe 28 mars, në Turqi” – ka bërë të ditur FFK, përmes njoftimit zyrtar në facebook.

Ndërkohë dardanët e rinj do të grumbullohen më 22 mars në Kampin Nacional të FFK-së, ndërsa drejt Turqisë do të udhëtojnë më 24 mars.

Ky është hapi i radhës në përgatitjet e ekipit për të siguruar një kualifikim të suksesshëm në fazën tjetër të konkurrencës U17.

Ndeshjen e parë kualifikuese Kombëtarja U17 e luan kundër Holandës, më 25 mars, me fillim nga ora 17:00.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU