Kosova ka reaguar menjëherë në startin e pjesës së dytë ndaj Sllovakisë, duke rikthyer baraspeshën në rezultat.
Ishte Fisnik Asllani ai që në minutën e 47-të realizoi një gol të bukur për 2:2, duke ndezur entuziazmin te “Dardanët”.
Pas golit, sulmuesi festoi në mënyrë simbolike, duke formuar shqiponjën me duar dhe më pas u përkul për të bërë sexhde, një moment që mori vëmendje të veçantë nga tifozët.





