Arsenali dhe Bayern Munich kanë marr fitore të mëdha si mysafir në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich triumfoi 2-1 në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit, falë golave të Luis Diaz dhe Harry Kane, duke shfrytëzuar rastet e shumta, ndërsa Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm.
Arsenal fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sporting, me golin vendimtar të Kain Havertz dhe një VAR që anuloi fillimisht një tjetër gol.


