​Si e mundi Atletico Madrid Barcelonën në Camp Nou për herë të parë pas 20 vitesh?

Atletico Madrid ka arritur një fitore historike ndaj Barcelonës me rezultat 0-2 në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar në këtë stadium për herë të parë pas dy dekadash.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone tregoi disiplinë taktike dhe efikasitet maksimal, pavarësisht dominimit të Barcelonës në posedim dhe raste. Ndeshja mori ritim tjetër në minutën e 42-të, kur mbrojtësi Pau Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë katalanasit me një lojtar më pak.

Vetëm pak çaste më vonë, Julian Alvarez realizoi një supergol nga goditja e lirë për t’i dhënë epërsinë Atletico-s. Barcelona u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e fortë të mysafirëve.

Ndërkohë, goli i dytë erdhi në minutën e 70-të, kur Alexander Sorloth shfrytëzoi një asistim të Matteo Ruggeri dhe vulosi fitoren 0-2 për madrilenët.

Kjo fitore i jep Atletico Madridit një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit, ndërsa Barcelona do të duhet të bëjë një përmbysje të vështirë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Fitorja në “Camp Nou” konsiderohet historik, pasi Atletico nuk kishte fituar në këtë stadium për rreth 20 vite, duke i dhënë edhe më shumë peshë këtij rezultati në garën më prestigjioze evropiane.

Ndesha e kthimit mes Atletico Madrid dhe Barcelonës zhvillohet më 14 prill, nga ora 21:00.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU