Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimi i naftës (dizelit) ka pësuar një rënie të lehtë dhe do të shitet me 1.65 euro për litër.
Edhe benzina është liruar për 2 centë, duke arritur në 1.39 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet në 0.88 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për ditën e sotme.





