hme që autorët të kuptojnë që këto janë të drejta subjektive. Kjo nënkupton që autorët duhet të ndërmarrin veprime në momentin që vlerësojnë apo vihen në dijeni që veprat e tyre janë duke u përdorur pa autorizimin e tyre. Shteti ka disa obligime karshi autorëve, shteti e ka para së gjithash obligimin me kriju infrastrukturën ligjore, me i kriju mekanizmat për zbatimin e atij ligji, mirëpo për shkeljet individuale përveç kur kemi elemente të veprës penale, shteti nuk e ka për obligim me vepru. Është vetë autori apo bartësi i së drejtës i cili duhet të ndërmarrë veprime për me e mbrojt të drejtën e tij dhe këtë gjë duhet ta bëjë ose në procedura administrative ose në procedurë civile, në raste të caktuara edhe në procedurë penale duke i iniciuar apo paraqit kallëzim penal ndaj shkeljeve të caktuara.”, u shpreh Nezaj.
Avokatja po ashtu bën thirrje se autorët duhet të jenë më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke përdorur mekanizmat ligjorë në dispozicion. Ajo tha se pa reagimin e tyre, shkeljet rrezikojnë të bëhen praktikë e zakonshme, duke dëmtuar jo vetëm krijuesit individualë, por edhe zhvillimin kulturor dhe kreativ të shoqërisë në tërësi.
Të drejtat e autorit në Kosovë: ligji ekziston, por zbatimi mbetet sfidë





