Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës organizon bashkëbisedimin mes bizneseve anëtare dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
08:40- 8:55 Regjistrimi i pjesëmarrësve
09:00 – 09:05 Hapja e diskutimit nga drejtori Kushtrim Ahmeti
09:05 – 09:10 Fjalë rasti nga kryetari Skënder Krasniqi
09:10 – 09:20 Fjalë rasti nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama
09:20-10:00 Diskutim i hapur me bizneset (Salla e Konferencave – KosovaPress)
Shoqata nacionale e pemëve të imëta “Mjedra e Kosovës” në kuadër të ditës fushore organizon “Ditën e Mjedrës 2026”. (Teneshdoll, Prishtinë, ora 9:30)
FOL prezanton raportin ‘’Efikasiteti gjyqësor në trajtimin e kontesteve të punës në Kosovë’’. Mbahet edhe diskutim i hapur (Hotel Sirius, Prishtinë, ora: 10:00 – 11:30)
Organizata Syri i Vizionit organizon tryezën me temë “Deponia e mbeturinave në Sferkë të Thatë – djegia, menaxhimi, përgjegjësitë institucionale, pasojat dhe angazhimi i komunitetit”. Merr pjesë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Hotel Dukagjini, Pejë, ora 10:00)
Shpallja e aktkgjykimit ndaj Sami Lushtakut dhe shtatë të akuzuarve të tjerë në rastin “Drenica1”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 13:00)
Seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 13:30)
Konferencë për media e Rame Lahaj International Opera Festival 2026. Marrin pjesë: Rame Lahaj – Tenor dhe themelues i RLIOF, Saranda Bogujevci – Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Përparim Rama – Kryetar i Komunës së Prishtinës, Mary Miller – Anëtare e Bordit të Fondacionit Rame Lahaj, Giuseppe Finzi – Dirigjent (Kati i I-rë,Hotel Courtyard by Marriot Prishtina, ora: 13:30)





