Kosovo ka prezantuar fanellat e reja të kombëtares, të cilat vijnë si pjesë e programit “UEFA Kit Assistance Scheme”, sipas një njoftimi nga Zyra e Marrëdhënieve me Median e UEFA-s, shkruan Raporto24
Ky program është krijuar për të mbështetur federatat kombëtare në të gjithë Evropën, duke u ofruar atyre fanella loje të cilësisë së lartë dhe me dizajn profesional, pa kosto. Qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë standarde moderne dizajni, një identitet vizual të qëndrueshëm dhe mundësi të barabarta për të gjitha federatat pjesëmarrëse.
Sipas UEFA-s, kjo skemë është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për solidaritet dhe mbështetje ndaj anëtarëve të saj.
Fanellat e reja të Kosovës përfshijnë një version në ngjyrë blu dhe një tjetër në të bardhë, duke ruajtur identitetin tradicional të ekipit kombëtar/Raporto24/


