Dy vëllezër kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar nw Istog.
Sipas njoftimit të Policisë, viktimat kanë qenë në veturën e tyre, në afërsi të një autolarjeje, kur janë sulmuar me mjete të forta dhe thikë nga të dyshuarit, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.
Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin.





