Portieri i Manchester City-t, Gianluigi Donnarumma, ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij dhjetëvjeçare me partneren e fëmijërisë, Alessia Elefante.
Përmes një postimi origjinal në Instagram, ku i referohej botës së futbollit me mbishkrimin “Nënshkruhet kontratë afatgjatë”.
Propozimi i martesës ishte bërë në fund të vitit 2024 në Paris, ndërsa dasma e tyre u mbajt këtë javë në një ambient të dekoruar me trëndafila të bardhë e rozë. Alessia, një dizajnere interieri, ka qenë pranë tij gjatë gjithë rrugëtimit profesional, nga Milani në Paris e deri në Mançester.
KosovaPress


