Një përleshje ka ndodhur sot mes tifozëve të FC Ballkani dhe KF Llapi në Suharekë, ku raportohet për persona të lënduar dhe të arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së 32-të mes dy skuadrave. Sipas burimeve të Raporto24, tifozët mysafirë të Llapit janë sulmuar nga tifozët vendas të Ballkanit në fillim të pjesës së parë.
Si pasojë e përleshjes, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar disa tifozë të ekipit vendas.
Ndërkohë, në aspektin sportiv, KF Llapi ka shënuar fitore si mysafir, duke mposhtur FC Ballkani me rezultat 0:1 në Suharekë./Raporto24/


