“Albin Kurti përkujton Luan Haradinaj: ‘Luani i lirisë së Kosovës’”

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar një status në Facebook për heroin e Kosovës, Luan Haradinaj, duke e quajtur “luani i lirisë së Kosovës”,shkuruan Kurti trasmeton Raporto24

Në përkujtim të tij, Kurti ka rikujtuar ngjarjet e 6 majit 1997, kur një grup luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të pajisur me armë e municione, po udhëtonin nëpër brezin kufitar për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë. Në krye të tyre ishte Luan Haradinaj, vetëm 23 vjeç, i cili kishte qenë aktiv në organizimin e rezistencës së armatosur kundër regjimit serb në Kosovë.
Sipas shkrimit, pranë kufirit në zonën e Qafë Mullarit, grupi ra në pritë të forcave kufitare jugosllave. Në atë përballje, Luan Haradinaj u vra duke luftuar në këmbë, dhe ra dëshmor në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.
Në fund të statusit, Kurti ka shkruar:
“Lavdi Luan Haradinajt, luanit të lirisë së Kosovës!”/Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU