​Të shtëna me armë nga vetura në lëvizje në Prishtinë, policia gjen tri gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të mërkurën mbrëma në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:50, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë disa herë me armë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar tri gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU