Jeta Statovci i është bashkuar nismës së Vjosa Osmanit, për zgjedhjet e 7 qershorit
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani, duke shpërndarë një portret të përbashkët me Statovcin, shkruan IndeksOnline.
“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës”, shkroi Osmani.





