Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën pak orë pasi kishte lindur në tualetin e emergjencës, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Rasti ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.
Sipas informacioneve, vajza e re F.M. rreth 20 vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencës, ndërsa foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Burimet bëjnë të ditur se stafi mjekësor ka intervenuar menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë foshnjës, por gjendja e saj ka qenë kritike që nga fillimi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate, më 6 maj 2026.





