Lirohet polici Vlonjat Behrami, i cili u ndalua sot – lajmin e bën të ditur avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se zyrtari policor Vlonjat Behrami është liruar pas intervistimit nga autoritetet dhe ndaj tij nuk është caktuar asnjë masë sigurie.
Përmes një reagimi në Facebook, Berisha tha se sot e ka mbrojtur Behramin në cilësinë e avokatit të tij, duke vlerësuar se ndaj klientit të tij nuk ka pasur as “dyshimin minimal” që do të arsyetonte hetimin, bastisjen apo shoqërimin në IPK.
“Shteti i së drejtës kërkon maturi, proporcionalitet dhe respektim rigoroz të standardeve ligjore, sidomos në rastet që prekin integritetin dhe reputacionin e zyrtarëve policorë”, ka shkruar Berisha.
Ai shtoi se besimi i tij në pafajësinë e Vlonjat Behramit mbetet i plotë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU