Rrustem Mustafa, kandidat për deputet: Kosova ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale

Kandidati i PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, ish-komandanti i Zonës së Llapit, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale ku ka bërë thirrje për stabilitet, funksionalitet institucional dhe bashkim politik në vend.
Në reagimin e tij, ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe për një klimë politike që sjell zhvillim e integrim, duke kritikuar politikat që, sipas tij, mbajnë vendin në tension dhe përçarje.
“Është koha për përgjegjësi, stabilitet dhe një shtet që ecën përpara. Ne jemi gati për ndryshimin që meriton çdo qytetar”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Ai e ka përmbyllur deklaratën me sloganin e partisë: “PDK mundet – Bashkë!”/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU