Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i ka uruar mirëseardhje ministrit francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Zulfaj i deleguar në këtë takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se Kosova qëndron në solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarret e mëdha pranë Bordosë.
“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, shkroi Zulfaj në “X”.
Ai shtoi se Kosova dhe Franca janë “të bashkërenduara dhe aleate” dhe i uroi ministrit francez një vizitë të këndshme dhe produktive.





