Studentët e Universitetit të Prishtinës fitojnë garën “ELSA Albania Negotiation Competition”

Prishtinës, Dion Ejupi, Armira Muçolli dhe Agnesa Misini, janë shpallur fitues të garës “ELSA Albania Negotiation Competition (ENC)”, një garë akademike e fokusuar në simulimin e negociimit të mosmarrëveshjeve civile dhe komerciale.
Gara simulon procese reale negociatore, ku ekipet përfaqësojnë palë hipotetike me interesa të kundërta dhe synojnë arritjen e një marrëveshjeje sa më të favorshme për klientin e tyre, përmes aftësive juridike, strategjisë negociuese dhe bashkëpunimit ekipor.
Gara është organizuar nga ELSA Albania, në bashkëpunim me Frost and Fire Consulting dhe Ivanaj Foundation në Shqipëri, dhe ka mbledhur ekipe studentësh nga universitetet shqipfolëse të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Veçanërisht i rëndësishëm mbetet fakti se ekipi i Universitetit të Prishtinës është formuar me vetiniciativë të vetë këtyre tre studentëve, të cilët kanë organizuar në mënyrë të pavarur të gjithë përgatitjen dhe pjesëmarrjen e tyre në garë.
Përmes punës së palodhshme, përkushtimit dhe angazhimit tërësisht vetanak, ata arritën të përfaqësojnë me sukses Fakultetin Juridik dhe Universitetin e Prishtinës në këtë garë rajonale, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, aftësi negociuese dhe kulturë juridike./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU