Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 21 maj 2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit malazez nga Gjermania për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.
dyshuari, pas ekstradimit iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.





