​Kanosje në Aeroportin “Adem Jashari”, sekuestrohet pistoletë me 45 fishekë

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20. Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me leje dhe 45 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU